roze

Ku i kanë unazat e martesës?

Disa ditë pas spekulimeve për krizën e martesës së saj, Beyonce i bëri një dedikim “bashkëshortit të saj të bukur” në fund të koncertit që çeli turin e saj botërore, Formation World Tour në Miami.

Por në disa foto në prapaskenat e Marlins Park Stadium, Beyonce nuk e ka pasur në gisht unazën e martesës, dhe po kështu edhe Jay Z të tijën. Këto foto rikthejnë sërish dyshimet se çfarë është duke ndodhur me çiftin, që lidhi kurorë në 2008 dhe kanë një vajzë katër vjeçare, Blue Ivy.

Diskutimet nisën me tekstet e këngëve të albumit Lemonade, të Beyonce, ku shprehet zemërimi i një gruaje të lënduar. Pas saj nisën dhe spekulimet se Jay Z ka tradhëtuar divën e muzikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button