Bota

Dubai njofton ndërtimin e qendrës më të madhe tregtare në botë

dubai-11Tashmë konsideruar si kryeqyteti i blerjeve, qyteti-emirat i Dubait ka njoftuar se do të ndërtojë qendrën më të madhe tregtare në botë, një qytet i vërtetë i rilidhur me rrugët tregtare të mbuluara për t’i shpëtuar motit të nxehtë.
”Qendra tregtare “Mall of the world” që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 743 000 metra katrorë do të bashkohet me një rrjet të rrugëve tregtare, temperatura e të cilave do të jetë e kontrolluar”, njoftoi dje në mbrëmje qeveria e Dubait në një komunikatë.
Kompleksi ”Mall du monde” do të përfshijë gjithashtu këndin më të madh të lojrave në botë si dhe një lagje kulturore ku do të vendosen teatrot dhe do të lidhet me qindra hotele dhe apartamente të mobiluara.
“Shëtitoret prej shtatë kilometrash të gjata që do të lidhin të gjitha ndërtesat do të qëndrojnë të hapura në dimër dhe do të mbulohen në verë për t’i shpëtuar nxehtësisë së emiratit, ku temperaturat arrijnë deri në 50 gradë Celsius nga muaji qershor deri në muajin shtator.
Qeveria nuk ka përcaktuar se në cilën datë do të fillojnë punimet për këtë projekt, që është marrë përsipër nga ”Dubai Holding”, që i përket sovranit të Dubait, sheikut Mohammed ben Rached Al Maktoum.
“Ne kemi ambicie më të gjërë se ato për një turizëm sezonal. Ne dëshirojmë t’i bëjmë Emiratet një destinacion turistik për gjithë vitin”, theksoi sheiku, cituar në një komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button