Home / Arte / Film / Rikthehet “Rrathë III”

Rikthehet “Rrathë III”

Konkursi

RratheTë gjithë të rinjtë që duan të shpalosin aftësitë e tyre në video-dokumentarët e shkurtër, do të ketë sërish këtë vit një mundësi për t’i bërë reale këto dëshira. Për të tretin vit radhazi, konkursi “Rrathë” rikthehet për t’u dhënë mundësinë gazetarëve, regjisorëve të rinj dhe të pasionuarve pas gazetarisë dhe videos për të prodhuar një film dokumentar. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS) me partner Fondacionin Mediatik “Dritan Hoxha” ka hapur konkursin “për prodhimin e video-dokumentarëve prej 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë”, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të komuniteteve të disavantazhuara dhe të papërfaqësuara, si dhe promovimin e punës të të rinjve dhe formave të reja të medias qytetare. Disa nga temat e sugjeruara janë: individi dhe shoqëria, liria dhe përgjegjësia qytetare, dinjiteti në varfëri, margjinalizimi dhe harresa sociale. Të ashtuquajturit “të padukshmit”, histori solidariteti njerëzor, shqiptarët dhe mjedisi etj. Ndër kriteret që do të vlerësohen janë origjinaliteti, ekskluziviteti i informacionit apo teknikat e përdorura. Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të dorëzojnë një ‘skenar’ (koncept ide) të video-dokumentarit sipas Formatit të Aplikimit që gjendet tek www.soros.al. Për dy vite radhazi ky konkurs ka sjellë ide dhe koncepte interesante mbi realitetin social në vend, duke trajtuar tema që më pas kanë zgjuar interesin e opinionit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.