Home / Moda / Guo Pei me veshjen e Rihanna-s, pushton modën perëndimore

Guo Pei me veshjen e Rihanna-s, pushton modën perëndimore

Ajo është vajza e një zyrtari të Partisë Komuniste, stilistit kinez më në zë të modës në botë: quhet Guo Pei, lindur në vitin 1967, e cila bën dallim për luksin e shfrenuar dhe praninë në renditjen e 100 personaliteteve më me ndikim sipas TIME. Ajo do të kujtohet gjithmonë për veshjen omëletë që ylli i pop-it Rihanna veshi vitin e kaluar me rastin e festës në Met Ball në Nju Jork. Një fustan i kushtueshëm, i cili u shpërnda në rrjetet sociale, ku krijoi konkurrencë të vërtetë, përfshirë fotomontazhe me pica etj. Por, kush është kjo grua e vogël me duar të arta? E lindur në Pekin 49 vjet më parë, ajo u diplomua për dizajn të modës në Shkollën e Mesme Industriale në Beijing, për t’u bërë shefe e projekteve pas tre vjetësh në një nga kompanitë e para private të veshjeve në epokën “pas revolucionit kulturor”. Një ditë ajo do të tërhiqet për të ngritur kompaninë e saj në ’97. Guo Pei frymëzuar nga kostumet tradicionale, nis të modelojë veshje të stilit perandorak të vendit të saj dhe u kritikua shumë për shkak se ajo rezultoi “jashtë arritjeve” dhe larg shijeje bashkëkohore.

2346

Leave a Reply

%d bloggers like this: