Home / Bota / Amerika / Vdekja e Bin Laden, përdoruesit e webit kritikojnë CIA-n

Vdekja e Bin Laden, përdoruesit e webit kritikojnë CIA-n

Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, është kritikuar në mbarë botën online për shkak se ka postuar në Twitter vrasjen e Osama bin Laden sikur të kishte ndodhur sot.

Në postim tregohen detaje të misionit që çoi në zbulimin e vendndodhjes së personit më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por reagimet kanë qenë negative, me një përdorues të Twitterit që i quajti publikimet “groteske dhe të turpshme”.

Të tjerë postuan meme dhe gif-e me njerëz që shqyenin sytë dhe vinin duart në kokë, duke u tallur kështu me agjencinë prestigjoze të spiunazhit.

Lideri i Al Kaedës, të cilit i atribuohej përgjegjësia kryesore për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, u qëllua për vdekje në një kompleks në Abotabad të Pakistanit, në maj të vitit 2011, pasi i kishte shpëtuar arrestimit nga trupat amerikane dhe aleatëve të tyre për thuajse një dekadë.

Duke folur në 5-vjetorin e vdekjes së tij, drejtori i CIA-s, John Brennan deklaroi se, Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar pjesën dërrmuese të Al Kaedës.

“Bin Laden kishte një simbolikë të madhe dhe domethënie strategjike për organizatën, ndaj dhe ishte e rëndësishme dalja e tij nga skena”, deklaroi Brennan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.