Te ndryshme

Koha për ta dekriminalizuar? Një panel global përgjigjet: Po

Në raportin e publikuar nga komisioni ndërkombëtar këshillohen qeveritë që të dekriminalizojë “përdorimin e drogave të lehta dhe që s’janë shkaktare të dhunës, zotërimin, si dhe shitjen në sasi të vogla. Gjithashtu vënien në zbatim të politikave që e ulin dhunën dhe diskriminimin nga ana e forcave të policisë”

Lufta ndaj drogës kurrë nuk ka qenë e limituar në një shtet të vetëm. Qeveritë, në të gjithë botën, janë përpjekur që të shkatërrojnë grupet kriminale që merren me shpërndarjen e substancave narkotike dhe të rrisin dënimet në lidhje me krimet e lidhura me drogën.

Por, pavarësisht përpjekjeve, a kanë çuar këto masa në rrugë të gabuar?

Sipas një komiteti ndërkombëtar, i cili drejtohet nga Universiteti “Johns Hopkins”, dhe gazeta mjekësore “Lancet”, përgjigjja është: Po.

“Lufta globale ndaj drogës, e ka dëmtuar shëndetin publik, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin”, tha komisioneri Chris Beyrer, një profesor i epidemiologjisë në departamentin e shëndetit publik në “Johns Hopkins”. “Tani është koha për ne që të rishikojmë qasjen tonë për politikat globale të drogës dhe të vendosim dëshmi shkencore dhe shëndetin publik në zemër të diskutimeve të politikave të drogës”.

Beyrer është një ndër autorët e një raporti të ri të publikuar në javën e kaluar që vjen përpara Samitit të OKB-së.

Komisioni sqaroi se e nxori përfundimin në bazë të të dhënave publike të shqyrtimit dhe të analizimit të dhunës së ardhur nga droga dhe burgosjes.

“Qëllimi për të ndaluar të gjithë përdorimin, zotërimin, prodhimin dhe trafikimin e drogave të paligjshme është baza e shumë prej ligjeve tona kombëtare. Por këto politika janë të bazuara në ide rreth përdorimit të drogës dhe varësisë nga droga që nga ana shkencore nuk janë të vërtetuara’, shtoi Beyrer.

Në raportin e publikuar nga komisioni ndërkombëtar këshillohen qeveritë që të dekriminalizojë “përdorimin e drogave të lehta dhe që s’janë shkaktare të dhunës, zotërimin, si dhe shitjen në sasi të vogla. Gjithashtu, vënien në zbatim të politikave që e ulin dhunën dhe diskriminimin nga ana e forcave të policisë”.

Autori sugjeron se të tilla masa në vazhdim, mund të çojnë në uljen e dhunës, si pasojë e drogës anembanë botës.

Ata u referohen të dhënave të ardhura nga Meksika dhe vendet e Amerikës Qendrore, kur vrasjet u rritën pas aksioneve të ushtrisë dhe policisë të ndërmarra kundër trafikimit të drogës. “Kjo dhunë bëri që të rritej numri i refugjatëve nga vendet e Amerikës Qendrore, të cilët zgjodhën që të futeshin ilegalisht në SHBA”.

Të tjerë studiues dhe zëra të njohur ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për ligje më të buta të drogës. Më 24 mars, disa ish-drejtues shtetesh dhe biznesmenë të fuqishëm publikuan ese, përfundimi i të cilave ishte i ngjashëm me atë të raportit.

Autorët përfshijnë ish-presidentë të Meksikës, Brazilit dhe Nigerisë. Shumica e eseve përqendrohen në kostot e mëdha të luftës ndaj drogës dhe impaktet e vogla pozitive të këtyre përpjekjeve.

Në një nga esetë, ish-presidenti meksikan, Ernesto Zedillo, argumenton se “të dekriminalizosh konsumimin pa i hequr krimit të organizuar aftësinë për të furnizuar me substanca narkotike mund të jetë joproduktive”.

Gjithsesi, pavarësisht mbështetjes së spikatur për një fund të luftës ndaj drogës, nuk ka të ngjarë që në Samitin e radhës së OKB-së do të ketë ndryshime të mëdha në lidhje me këtë çështje.

Sepse politikat e ashpra kundrejt shpërndarjes dhe konsumimit të drogës tashmë mund të jenë të rrënjosura fort në shumë shoqëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button