Home / Europa / Liria e medias, Mijatovic: Me shqetësim, rritja e sulmeve ndaj gazetarëve

Liria e medias, Mijatovic: Me shqetësim, rritja e sulmeve ndaj gazetarëve

Në ditën botërore të lirisë së shtypit, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias Dunja Mijatovic, e quan të papranueshme kërcënimin e gazetarëve, “në një situatë tashmë të përkeqësuar.

“Është thjesht e papranueshme që gazetarët të kërcënohen për atë çka thonë apo shkruajnë. Qeveritë duhet të bëjnë të pamundurën për të garantuar sigurinë e gazetarëve. Vala e kërcënimeve online, me në qendër gazetarët, po e rëndon edhe më shumë situatën tashmë të përkeqësuar. Veçanërisht shqetësuese është mënyra se si po veçohen dhe po vihen në shënjestrën e sulmeve gazetaret”, tha Mijatovic.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman Frank- Vvalter Steinmeier, në cilësinë e kryesisë së radhës së OSBE, theksoi rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur për zhvillimin e demokracisë.

“Sot, ne shprehim vlerësimin tonë për gazetarët në të gjithë botën, që përballojnë me trimëri dhunën, përndjekjen dhe kërcënimet për të dokumentuar dhe për të raportuar të vërtetën. Media e lirë dhe e pavarur është një gur themeli i pazëvendësueshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike. OSBE-së i takon të luajë një rol vendimtar në vendosjen dhe respektimin e standardeve të përbashkëta për promovimin e këtij parimi”, ka thënë ai.

Tema gjithëpërfshirëse e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit, mbajtur në Helsinki, Finlandë, është aksesi në informacion dhe liritë themelore, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te ndërlidhja midis lirisë së shtypit, kulturës së transparencës, të drejtës së lirisë së informimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në epokën dixhitale.

“Aksesi në informacion është një e drejtë themelore bazë e njeriut. Pa të, anëtarët e medias nuk janë në gjendje të kërkojnë dhe të marrin informacion në lidhje me çështje me rëndësi për publikun. Në kohë krize, kjo e drejtë është vendimtare për të luftuar elementët e egër të propagandës”, ka vijuar znj. Mijatovic.

“Fatkeqësisht, kohët e konflikteve janë edhe kohë propagande dhe imazhesh të shtrembëruara. Kjo është arsyeja pse Gjermania, si Kryesuese e OSBE-së, po i kushton vëmendje të veçantë lirisë së medias dhe mënyrës se si duhet të sigurohet aksesi në informacione të pavarura në kohë krize,” u shpreh Steinmeier.

Leave a Reply

%d bloggers like this: