Home / Teknologji / Objektivi i Microsoft, të ruajë të dhënat tek ADN

Objektivi i Microsoft, të ruajë të dhënat tek ADN

Aftësia e ADN-së për të ruajtur informacion është e mahnitëshme dhe prej dekadash është objekt studimi për biologë, mjekë dhe shkencëtarë të tjerë.

Por së fundmi për ADN ka një interes të rritur të Microsoft dhe e gjitha kjo për faktin e thjeshtë që në 1 gram ADN mund të ruash 1 miliardë terrabyte të dhëna për një periudhë mbi 1 mijë vjeçare.

Kompania e Bill Gates ka siguruar 10 milionë ‘fije’ ADN-je sintetike, të quajtur ndryshe oligonukleotide. Në fakt bëhet fjalë për molekula ADN-je të prodhuara nga programi Twist i shkencëtarëve të Universitetit të Uashingtonit.

Synimet e Microsoft janë të qartë; të zbulojë mundësinë e ruajtjes së të dhënave tek ADN që si hap të parë do të pasonte lehtësimin e serverave dhe së dyti do të ndryshonte krejtësisht të ardhmen e teknologjisë, që nuk do të ishte më ajo që njohim ne sot.

Statistikat thonë se për vitin 2015 u ruajtën 5.4 zettabytes të dhëna dhe parashikimet janë që brenda 4 viteve kjo shifër të shkojë në 54 zettabytes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.