Home / Moda / Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”

Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”

Instituti i Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Arteve në Nju Jork po përpiqet që të demaskojë ndikimin negativ të makinerisë që prodhon fashion, me ekspozitën që është celur aty: “Manus for machine: Moda në moshën e teknologjisë”.

Ekspozita do të trajtojë themelimin e Haute Couture në shekullin e 19, kur makina qepëse u shpik, dhe shfaqjen e një dallimi midis punës së dorës dhe makinerisë.

Janë gjithsej 170 veshje, shembuj nga Chanel tek Alexander McQueen, që tregojnë se në këtë ekspozitë mënyrën sesi stilistët po përpiqen që të koordinojnë e bashkërendojne punimet e tyre nga një makinë në praktikat e stilimit.

Një pjesë në këtë ekspozitë i dedikohet stilimeve të reja, një asamble e Karl Lagerfeld për Chanel, në të cilën shfaqen një miks punimesh e krijimesh të realizuara me dorë dhe me makinë qepëse.

Ekspozita do të çelet më datë 5 maj dhe do të qëndrojë e hapur deri më 14 gusht të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.