Home / Keshilla / Si ta ruani sa më gjatë shkëlqimin e unazës së martesës

Si ta ruani sa më gjatë shkëlqimin e unazës së martesës

c5aa9850-ca2b-4995-b513-1b5946e13d2c---0-Mos e mbani atë gjatë sporteve të vështira dhe në ujë

Shumë sporte që vënë në lëvizje duart tuaja, si volejbolli, boksi, peshëngritja, ngjitja e shkëmbijve, madje edhe kopshtaria mund të bëjnë që të thyhen mbajtëset e gurit të unazës dhe ka raste që guri mund të humbasë. Gjithashtu, edhe gjatë aktiviteteve në ujë si noti, shëtitjet me varkë apo skitë, mund të bëjnë që unaza të rrëshqasë nga gishti, pasi duart janë të lagura. Shumë unaza martese kanë humbur në liqene apo oqeane.

Mos e mbani atë gjatë pastrimit të shtëpisë

Produktet e pastrimit shtëpiak, zakonisht nuk e dëmtojnë unazën tuaj, pasi gjatë prerjes, gurët vlohen në acid, çka e bën unazën tuaj indiferente ndaj kimikateve të tjerë. Megjithatë, disa pastrues si zbardhuesit, acetoni, klori i pishinave etj, mund të prishin lidhjet kimike të metaleve të çmuar.

Mos e lini pa kontrolluar

Edhe nëse i zbatoni këshillat e mësipërme, aktivitetet normale të përditshme mund të bëjnë që mbajtëset e gurit të unazës të lirohen, duke i dhënë mundësi atij të rrëshqasë. Ekspertët rekomandojnë kontrolle një herë në 6-12 muaj tek një argjendar, për të parë nëse parametrat janë në rregull. Gjithashtu pastrimet profesionale janë të domosdoshme. Ju mund ta pastroni vetë unazën tuaj me pak ujë të ngrohtë, sapun dhe një furçë të butë ose me një solucion 5:1 ( pesë masa ujë: një masë amoniak) për diamantet. Mos përdorni pastrues argjendi për diçka që nuk është prej argjendi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: