Politika

Peza: Katër vendime në mbledhjen e parë të konstituimit të Kryesisë së re të PS

Sekretari për Organizimin Dixhital të PS-se, Alfred Peza, deklaroi sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS se në mbledhjen e parë të konstituimit të Kryesisë së re të Partisë Socialiste u morën katër vendime.

“Vendimi i parë ka qenë miratimi i kalendarit dhe udhëzimit, të bazuar në Statutin e Partisë Socialiste, për gjithë procesin e përzgjedhjes së gjithë kryetarëve të rinj të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit, sipas ndarjes së re administrativo-territoriale”, tha Peza.

“Vendimi i dytë ishte programi për festimet e 25 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ku ka një program të detajuar për të gjithë eventet që do të zhvillohen. Të cilat do të kulmojnë me kremtimin e aktivitetit kryesor në përkujtim të çerek shekulli të krijimit të partisë politike më të madhe në Shqipëri”, theksoi ai.

“Vendimi i tretë ishte vendimi për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste të martën e parë të çdo muaji, duke zbatuar në këtë mënyrë një nga pikat e rëndësishme të Statutit të Partisë Socialiste”, tha Peza.

“Vendimi i katërt ka të bëjë me emërimin e zëdhënësve të rinj politik të Kryesisë së Partisë Socialiste, të cilët janë zonja Elisa Spiropali dhe Alfred Peza”, përfundoi Sekretari për Organizimin Dixhital, Alfred Peza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button