Kronika

Gjykata e Lartë lë të lirë Androkli Kokthin

Gjykata e Lartë e ka lënë të lirë ish drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi. Ndaj tij Apeli kishte lënë në fuqi masën arrest shtëpie.

Konkretisht, Kokthi akuzohet se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave.

Hetimi ndaj tij nisi pasi agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës morën informacione nga vetë inspektorët se, në disa raste drejtori i tyre u kthente mallin e bllokuar bizneseve që ata procedonin për shkak se fshihnin detyrimet tatimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button