Home / Keshilla / Çfarë ndikimi shëndetësor ka një qen në shtëpi?

Çfarë ndikimi shëndetësor ka një qen në shtëpi?

37c137d2-9a1e-4943-a8e6-3181eb6a972a---0-Eliminojnë stresin. Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj psikologjik, investoni në një qen. Mbajtësit e tyre kanë një vetëvlerësim më të madh dhe janë më të afte të përballen me situata të vështira sociale. E nëse dilni për shëtitje në park, ka më shume mundësi të bëni njohje të reja, ku qeni është ura lidhëse e kësaj marrëdhënie sociale të re. “Biseda” që bëni me të dhe përkëdheljet që i bëni njëri-tjetrit, janë shumë më efektive se biseda me një njeri tjetër.

Ndikojnë në shëndetin e fëmijëve. Ka shumë prindër që i druhen mbajtjes së një qeni apo një kafshe shtëpiake, nga frika e baktereve të ndryshme. Por sipas studimeve, ekspozimi i bebeve ndaj qenit rrit imunitetin dhe i bën më pak të ndjeshëm ndaj alergjive. Gjithashtu nëse fëmija rritet në një familje që mban qen, është me pak i prirur për të qenë mbipeshë apo obez.

Më tepër argëtim. Shtojini familjes një pjesëtar tjetër, një qen që do tu argëtojë dhe jo vetëm…

Ju mbajnë larg doktorit. Sipas një studimi në USA, në 900 persona të moshuar, u vu re që ata që mbanin qen kishin reduktuar takimet me doktorin. Ndikimi në shëndetin e përgjithshëm tek njerëzit nuk kishte të beje as me moshën, gjininë apo statusin social. Rezultati ishte i njëjtë, ndikim pozitiv në shëndet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.