Home / Kronika / Reforma në drejtësi, në ora 15:00 mblidhet komisioni i posaçëm

Reforma në drejtësi, në ora 15:00 mblidhet komisioni i posaçëm

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi pritet të mblidhet të mërkurën në ora 15:00, bëri të ditur për ATSH-në kryetari Fatmir Xhafaj.

Për herë të fundit komisioni është mbledhur më 25 prill, pa praninë e anëtarëve të opozitës, të cilët nuk morën pjesë në kuadër të vendimit politik për të bojkotuar me dhjetë ditë punimet e Kuvendit.

Megjithatë pas mbledhjes, e zhvilluar në prani të ekspertëve ndërkombëtarë, kryetari Xhafaj deklaroi se projekti kushtetues është gati për t’u votuar shumë shpejt në parlament, nëse ka dhe vullnetin e opozitës.

Më 15 prill, pas një ndërprerje prej dy javësh, komisioni rimori në shqyrtim 10 pikat e ngritura nga opozita, pas mbërritjes së Opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, për paketën e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa palët gjetën konsensus për ceshtjet që kanë të bëjnë me prokurorinë speciale antikorrupsion, nga e cila do të varet dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, apo për procesin e verifikimit dhe kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve, ato nuk gjetën dakortësi për emërimet në institucionet e reja, në mënyrë që ato të mos jenë nën kontrollin politik. Gjatë kësaj mbledhje u ra dakort që ekspertët e misionit amerikan OPDAT dhe atij europian EURALIUS, së bashku me ekspertët e partive të jepnin propozime për këto çështje, të cilat më pas do t’i nështroheshin sërish debatit politik.

Puna e komisionit u ndërpre më pas pas zhvillimeve në parlament dhe qëndrimeve bojkotuese të opozitës, e cila kërkonte pavlefshmërinë e mandateve të dy deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, të akuzuar prej se janë në konflikt interesi, pasi kanë përfituar fonde publike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: