Kosova

AAK: “Godet” Kusari-Lila

aak-ldquo-godet-rdquo-kusari-lila_2_hdAleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë, ka akuzuar kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, se ka filluar një fushatë të paskrupullt të shkarkimeve dhe emërimeve politike.

Në reagimin e AAK-së, thuhet se pas shkarkimit të 30 shefave të QMF-ve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, punësimit të 20 punëtorëve që tash e 7 muaj po punojnë me kontrata mbi vepër (që përbën një shkelje tjetër ligjore), duket se shkelja e ligjit dhe Kusari-Lila janë bërë Sinonim i njëra-tjetrës.

“Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Kusari-Lila nuk po ndalon së shkelur ligjet, deri në marrjen e titullit ‘Kampione e shkeljes së ligjeve’.
Ajo ka vendosur që ta fus në asamblenë komunale si pikë të rendit të ditës dhe të merret vendim për shkarkimin e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike komunale: Çabrati , Ngrohtores së qytetit dhe Stacionit të Autobusëve, ky i fundit i kthyer para një viti si ndërmarrje publike komunale”, thuhet në reagim.

“Këto suspendime dhe shkarkime të shumta po bëhen pa asnjë bazë ligjore por vetëm mbi baza politike dhe mbi një bazë të krijuar nga Kusari-Lila e njohur si: ‘baza e tekeve dhe e qejfeve’ , ngase nuk ekziston asnjë ekspertizë për gjithë këto suspendime dhe shkarkime, asnjë vlerësim i përformancës në punë dhe asnjë bazë ligjore”.

AAK thotë se nëse vazhdohet me këtë trend, Qeverisja Kusari-Lila do të mbahet në mend si qeverisje e shkarkimeve dhe e shkatërrimeve, ndërsa premtimi për hapje të vendeve të reja të punës dhe për zhvillim ekonomik do të mbetet i shënuar në memoriet e njerëzve si një gënjeshtër e kulluar e Kusari-Lilës.

“Nëse kësaj qeverisje ia shtojmë edhe inskenimet dhe propagandat kinse për kërcënimet që po i marrin drejtorët e drejtorive përkatëse nga persona të pa njohur, ne si të tilla i dënojmë ashpër, nëse me të vërtetë kanë ndodhur. Mirëpo mënyra se si thuhet se janë bërë këto kërcënime, jo vetëm që nuk i besojmë ne por, as ata që pretendojnë se ka ndodhur këto kërcënime e kanë vështirë ta besojnë një shpjegim të tillë”.
Dega e AAK-së në Gjakovë kërkon nga Kryetarja Kusari-Lila që të heqë dorë nga spektaklet mediale dhe skenarët e tillë “të filmave” por, ti përvishet punës, pas iqë premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, muaj më parë, jo vetëm se nuk po realizohen, por janë harruar edhe deklarativisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button