Bota

STAMBOLL – Davutoglu drejt dorëheqjes?

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu pritet që shumë shpejt të japë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve në rritje me presidentin Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot media turke duke cituar burime qeveritare.

Davutoglu, i cili u bë kryeministër në gusht 2014 pasi Erdogani u zgjodh president, pritet t’i drejtohet medias sot paradite.

Erdogan dhe Davutoglu u takuan dje për një orë e gjysmë në pallatin presidencial në Ankara.

Davutoglu drejton Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që drejton vendin që nga viti 2002, dhe pritet që në kongresin e ardhshëm të kësaj partie të mos kërkojë rikandidim.

Kjo, sipas analistëve, do t’i lejojë Erdoganit të zgjedhje drejtuesin e ri të partisë që do të jetë më pas edhe kryeministër i vendit.

Davutoglu nuk është dakord me ndryshimet kushtetuese si edhe me kompetencat në pakësim e sipër të kryeministrit të vendit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button