Bota

Izraeli përkujton gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në LIIB

Izraelitët mbajtën sot dy minuta heshtje, ndërkohë që sirenat ranë në përkujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.

Në orën 10:00 (07:00 GMT) sirenat shënuan edhe fillimin e vendosjes së kurorave me lule në qendrën përkujtimore të Holokaustit ”Yad Vashem”.

Dita përkujtimore e Holokaustit, që përkujtohet çdo vit, filloi dje pas perëndimit të diellit dhe do të mbarojë sot, po pas perëndimit të diellit.

Ceremoni përkujtimore po zhvillohen sot edhe në shkollat, kolegjet dhe universitetet në të gjithë vendin.

Në ceremoninë në ”Yad Vashem”, kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se antisemitizmi në botë mbetej ende i përhapur.

”Ideologjia naziste i përcaktoi hebrenjtë si burimin e çdo gjëje të keqe në botë”, deklaroi Netanyahu.

Në Poloni, rreth 10 000 të rinj hebrenj do të marrin pjesë në të ashtuquajturin Marshimi i Jetës, një distancë prej tre kilometrash nga Aushvici në Birkenau, dy kampet më famëkeqe naziste të përqëndrimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button