ParlamentarePolitika

Berisha-Ramës: Në 3 vjet s’ke ndërtuar 1 km rrugë, ne bëmë mbi 11 mijë km në 8 vjet

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me leximin që ky i fundit u bën raporteve ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke theksuar se kjo vjen nga analfabetizmi që kryeministri ka në çështjet e ekonomisë.

Berisha ka renditur një sërë arritjesh që i ka sjellë vendin në 8 vjet qeveria e tij, ku ka veçuar rrugët e asfaltuara, plot 11 mijë e 300 kilometër, ndërsa i ka kujtuar kryeministrit se në tre vjet të qeverisë së tij nuk do t’u thotë shqiptarëve për asnjë kilometër të vetëm rrugë të ndërtuar prej tij.

“Fole për zhvillim, je i pafajshëm se në mënyrë absolute nuk di ç’do të thotë zhvillim, ku bazohet zhvillimi, ç’është zhvillimi i qëndrueshëm, tërësor, ç’janë investimet, klima e biznesit, rritja ekonomike ndaj flet këtu si analfabet plus disa gjëra të tjera prapa.

Në vitin 2005 ky vend renditej në grupin e vendeve me të ardhura të ulëta, në një hark kohor 8- vjeçar ky vend kaloi në grupin me të ardhura të mesme të larta, Banka Botërore hoqi kredinë  e butë. Miqtë tanë amerikan që na kishin vënë në testim për të fituar qindra milionë dollarë.

S’i fituam vetëm për një shkak se kaluam nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në vend me të ardhura të mesme të larta. Në tre vjet nuk u tregon dot shqiptarëve se ke ndërtuar 1 km rrugë të vetme. U tregon se po ndërton 900 metra rrugë me 9 mln dollarë, në Lin-Pogradec,

ndërkohë që çmimi i tunelit të Kërrabës është 10 mln dollarë. S’ke pasur  zotësi t’u tregosh ithtarëve të tu qoftë edhe 1 km rrugë të përfunduar. Në 8 vite, nga Konispoli, Kakavija, Qafë- Bota gjer në Han të Hotit janë ndërtuar në çdo fshat e qytet 11 mijë e 300 km rrugë të asfaltuara, janë ndërtuar vetëm tunele 16 km të standardeve më të larta. Rruga është zhvillim, është arsim, shëndet”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button