PolitikaPresidenciale

Nishani kthen ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare: Bie ndesh me Kushtetutën

Nishani kthen për  rishqyrtim në Kuvend Ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Nishani arsyeton si shkak të kthimit të ligjit, nenin 19/pika 2, që sipas tij bie ndesh me Kushtetutën.

“Çdo marrëveshje ndërkombëtare financiare duhet të ratifikohet me ligj. Kushtetuta nuk ka përcaktuar që të diferencohen rastet nëse sjell detyrim shtesë për Buxhetin e Shtetit apo jo. Rregullimi i bërë sipas ligjit shkon tej përcaktimit kushtetues i detyruar për t’u zbatuar.

Pavarësisht, nëse borxhi i jashtëm apo i brendshëm është përcaktuar në ligjin për Buxhetin e Shtetit, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin detyrim financiar për R.SH-së, pavarësisht nëse është detyrim shtesë apo jo për Buxhetin e Shtetit duhet të ratifikohen me ligj dhe si rezultat diçka e tillë, nuk mund të lihet në vlerësimin e Ministrit të Financave.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Marrëveshjet Ndërkombëtare financiare të granteve që përmban një klauzolë të përjashtimit nga ligji. Në një rast të tillë bëhet fjalë për ndryshim ligji, duke përjashtuar subjekte të caktuara nga zbatimi i tij dhe si rezultat në këtë rast zbatohet drejtpërdrejtë neni 121/1/d i Kushtetutës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button