Home / Te ndryshme / 11 histori divorcesh thjesht të pabesueshme

11 histori divorcesh thjesht të pabesueshme

Dashuria shpesh na shtyn që të bëjmë gjëra vërtet të pabesueshme, ndër to edhe veprime të marra. Sot do t’ju rrëfejmë disa histori divorcesh absurde

11. Divorcohen, por rimartohen 50 vjet më pas

divorc2

Ky çift banon në Yorkshire të Anglisë. Të dy janë rreth 90 vjeç, dhe ata janë rimartuar pasi janë ndarë 57 vite më parë. Në atë periudhë ata u rilidhën me ish të dashurit e tyre. Zonja e entuziazmuar ka deklaruar se është e njëjta gjë, sikur të mos ishin ndarë kurrë.

10. Gruaja i kërkon burrit divorcin, sepse ai tentoi t’i shihte fytyrën

Ajo e cila i kërkoi divorcin ishte një grua saudite, pasi i shoqi tentoi t’i shihte fytyrën poshtë shamisë që ishte mbuluar. Ata kishin 30 vjet të martuar, ndërsa burri nuk e kishte parë kurrë në fytyrë, pikërisht sepse ajo nuk dëshironte të tradhtonte besimin e vet fetar.

9. Ushtari zbulon tradhtinë e gruas nëpërmjet Nintendo MII (pajisja për lojë kompjuterike)

Kjo ishte një goditje e vërtetë fati për një ushtar amerikan, i cili, në sajë të Wii konsol zbuloi tradhtinë e gruas së tij, pas kthimit nga një mision në Irak. Në Konsol ishte krijuar një MII e re, ose një avatar (portret) që çdo lojtar krijon dhe ai zbuloi se bëhej fjalë për një lojtar bowling. Në fund, gruaja e pranoi dhe rrëfeu gjithçka për tradhtinë që i kishte bërë ushtarit apo tashmë ish-burrit të saj.

8. Burri kërkon divorcin, pasi gruaja i jepte shumë për të ngrënë

Kjo është historia e një burri kinez 31 vjeç, me emrin Cheng Yu, i cili vendosi të divorcohej nga gruaja e tij 27 vjeçe me emrin Tian Mae, pasi ajo nuk bënte gjë tjetër veçse gatuante shumë ëmbëlsira dhe e detyronte atë t’i shijonte të gjitha. Në fund nuk e duroi dot më dhe vendosi t’i drejtohej një avokati për të kërkuar divorcin.

7. Vjehrra i bashkohet në udhëtimin e dasmës dhe gruaja i kërkon divorcin

divorc-1Ndërkohë që një çift po drejtohej drejt Aeroportit të Romës, për t’u nisur për muaj mjalti, nëna e djalit donte të shkonte me ta në udhëtim. Por nusja nuk arriti ta pranonte këtë fakt, ndërsa i kërkoi të bashkëshortit që ta dërgonte në shtëpi. Ai i tha se nuk mund ta bënte këtë gjë, sepse e ëma kishte probleme me shëndetin. Ajo vendosi t’i kërkonte divorcin, sepse ai ishte shumë i lidhur me të ëmën.

6. Çifti egjiptian divorcohet me një SMS

Një çift egjiptian u divorcua nëpërmjet një SMS-je, pas një grindjeje të gjatë në telefon: ajo e mbylli, ndërsa ai e telefonoi disa herë, por pa sukses. Pas gjithë tentativave, ai i dërgoi një mesazh, në të cilin i shkruante “Dua të divorcohem nga ty, kështu do të mësosh që të përgjigjesh në telefon”.

5. Gruaja i kërkoi divorcin, sepse papagalli i përsëriste shpeshherë fjalët “divorc” dhe “durim”

Protagoniste e kësaj ngjarjeje është një grua kineze, e cila vendosi të divorcohej nga i shoqi, pasi dyshonte se ai e tradhtonte. Këtë ia bëri të ditur papagalli simpatik që mbanin në shtëpi, i cili nuk bënte gjë tjetër veçse përsëriste fjalët “divorc”, “të dua” dhe “durim”.

4. Gruaja i kërkoi burrit divorcin, sepse ai nuk vishte mbathje

Emese Nagy vendosi të divorcohej nga i shoqi, sepse ai refuzonte të vishte mbathje: derisa u martuan, ajo nuk e kishte kuptuar këtë veçanti të tij, një sjellje aspak e zakontë. Pavarësisht se në fillim nuk e shqetësoi, kur zbuloi se këtë gjë e dinin të gjithë fqinjët, ajo i kërkoi atij të vishte medoemos mbathjet, por ai nuk e pranoi këtë gjë dhe si përfundim, ata u divorcuan.

3. Gruaja u divorcua nga i shoqi, sepse ai i kryente nevojat e tij personale në tigan

divofrcNjë sjellje vërtet e neveritshme ajo e një burri nigerian, që çdo herë që kthehej në shtëpi i dehur, zakonisht dilte jashtë në tiganët e shtëpisë. Kështu, gruaja me emrin Olwakele Ogundele, vendosi t’i drejtohej një gjykatësi për të kërkuar divorcin nga i shoqi.

2. Burri humb në një lojë pokeri, ndërsa ajo i kërkoi ndarjen

Një lojtar pokeri rus, me emrin Andrei Karpov, e mori me vete të shoqen gjatë një loje: lojtarët e tjerë e pranuan këtë situatë të çuditshme dhe në fund Andrei humbi gjithçka. Por, e shoqja, sapo ndodhi kjo gjë, vendosi të qëndronte me fituesin dhe, më pas, edhe u martua me të.

1. I kërkon divorcin, sepse e shoqja dëshironte të bënte shumë seks

Shkojmë në Gjermani, për të treguar një histori vërtet të rrallë. Një burrë me kombësi turke iu drejtua stacionit të policisë për të denoncuar të shoqen, e cila nuk bënte gjë tjetër veçse i kërkonte të bënin seks vazhdimisht. I dërrmuar nga situata, ai flinte vetëm në divan që prej katër vitesh dhe nuk dëshironte të kthehej kurrë në atë shtëpi. Në fund, për këtë arsye, i kërkoi divorcin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.