Kronika

Vjedhja e Thesarit, të arrestuarit në gjykatë: Vepronim pa rregullore!

Lihen në burg të ndaluarit. Familjarët e tyre thonë se ata u bënë “koka turku”

0801-BANKA-SHQIPERISE-525x350

Nga Sokol Çobo

Punonjësit e rolit bazë në Thesarin e Shtetit në Linzë, të arrestuar prej ditësh me urdhër të prokurorisë për supervjedhjen e 713 milionë lekëve, kanë dëshmuar në gjykatë se vepronin pa asnjë rregullore. Pra, gjithkush mund t’i shkelte procedurat, ashtu siç kanë bërë edhe nëntë të arrestuarit, dhe nuk mund të mbanin përgjegjësi. Nëse rezulton i vërtetë ky pretendim, atëherë edhe hetimet do të shtrihen ndaj personave të tjerë, kryesisht drejtues të Thesarit, të cilët, gjatë administrimit të këtij institucioni në varësi direkte nga Banka e Shqipërisë, për shpërdorim detyre. Ende nuk dihet përse ka funksionuar pa rregullore Thesari, i cili kalon në duar të gjitha paratë e shtetit, ndërsa edhe prokuroria duket se është në anën e të arrestuarve, duke pohuar se të arrestuarit e fundit kanë shkelur vetëm një manual. Por, edhe ky manual është miratuar në datën 29 mars të këtij viti, ku në fakt vjedhja ka filluar prej katër vitesh. Pra, rezulton se të arrestuarit mund të akuzohen vetëm pas miratimit të këtij urdhri! Duket se gjithçka ka funksionuar në mënyrën më të keqe në Bankën e Shqipërisë, ku dhe vetë Thesari s’kishte rregullore, që duhet të përcaktonte punën e gjithsecilit.

Seanca në gjykatë

Ditën e djeshme, të arrestuarit për skandalin që ka përfshirë Bankën e Shqipërisë, kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me vlerësimet e masave të sigurisë. Më parë, për këtë çështje, ishin arrestuar organizatori Ardian Bitraj dhe bashkëpunëtorja e tij, Mimoza Bruzia. Pas hetimeve, akuza nxori përgjegjësi penale edhe ndaj punonjësve të tjerë të rolit bazë dhe të mesëm, pa shkuar te titullarët e Thesarit apo të Bankës së Shqipërisë. Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, Lavdim Cani, specialist i arkës stok, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok, Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator dhe Bashkim Xhilaga, përgjegjës i të dyja arkave, dolën përpara gjyqtarit Arben Mullai, ndërsa dëgjuan gjatë masave të sigurisë me dyer të mbyllura qëndrimin e prokurorisë, që tha se punonjësit me veprimet e mosveprimet e tyre kanë shkaktuar vjedhjen e bankës nga kolegu i tyre, Ardian Bitraj. Mësohet se mbrojtja e tyre ka qenë se ata nuk kanë njohur rregulloren dhe nuk dinin specifikisht se cilat ishin detyrat e tyre përkatëse, duke mohuar implikimin në këtë çështje. Familjarët e tyre u shprehën të pakënaqur me arrestimet, ndërsa kanë shtuar se ata janë bërë “koka turku” dhe se shteti duhet të arrestojë njerëzit përgjegjës në këtë skandal. Avokatja Vjollca Pustina është përpjekur të lehtësojë për mediat pozitën e të mbrojturit prej saj Dhimitër Davidit, që sipas prokurorisë ishte njeriu i cili këqyrte kamerat dhe që duhej të kishte vënë në dijeni autoritetet atëherë kur Ardian Bitraj shfaqet në kamerat e sigurisë duke dalë me thasë plastikë me lekë dhe më pas i fsheh në trup. “Ai ka neglizhuar detyrën, por nuk është i përfshirë”, tha avokatja Pustina. Përveç nëntë të arrestuarve, prokuroria ka nën hetim nëpunës të tjerë të Bankës së Shqipërisë, për të cilët dyshohet se janë të implikuar në këtë vjedhje. Hetimet po përqendrohen te verifikimi pasuror i të arrestuarve, ndërsa akuza po përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve a kishte rregullore në sektorin transit dhe kush kishte për detyrë ta mbikëqyrte zbatimin e saj.

Dosja e akuzës

Të arrestuarit, ka pretenduar prokurori Ramadan Troci dje në Gjykatën e Tiranës, janë kryesisht të nivelit përgjegjës dhe specialistë, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre kanë krijuar mundësi për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në një ambient të Bankës së Shqipërisë. Prokuroria ka krijuar bindjen se vjedhja është kryer lehtësisht nga Bitraj dhe Bruzia, edhe për faktin se punonjës të tjerë që kanë pasur detyrë për të rakorduar kartëmonedhat që hynin dhe dilnin nga sportelet përkatëse, nuk kanë kryer detyrën e tyre. “Këta punonjës kanë shkelur aktet ligjore e nënligjore që normojnë veprimtarinë dhe funksionimin e personelit të bankës dhe atij të sigurisë, konkretisht udhëzimin nr. 741, datë 29.03.2014, si edhe manualet përkatëse të departamentit të emisionit. Shkelja e kryer prej këtyre punonjësve u konstatua edhe nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë që gjenden në ambientin ku ka ndodhur vjedhja”, thotë akuza. Sipas saj, punonjësit kanë lejuar që Bitraj të lëvizte lirshëm në Thesar, të merrte prej andej para me thasë plastikë. Ai shkonte në banjë dhe këto para i fshihte në trup. Në momentin kur dilte nga Thesari, atë e priste nipi i tij.

Arrestimi i Sali Berishës është

View Results

Loading ... Loading ...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button