Teknologji

Sony revolucionarizon Play Station

Sony ka hedhur në treg pjesën e katërt të sagës Unchartered. Bëhet fjalë për një video-lojë aventurë me protagonist Nathan Drake.

Tre pjesët e para të kësaj loje kanë dalë në dekadën e fundit, por cilësohen si “të vjetra” nga kompania, që me Unchartered 4 synon t’u japë një tjetër dimension lojërave në Play Station.

Në fakt bëhet fjalë për një prodhim thuajse kinematografik, ku protagonisti Nathan Drake është vazhdimisht i dyzuar, mes familjes dhe kërkimit të thesarit të humbur të piratit.

Grafika është fjala e fundit e teknologjisë dhe sjell pamjet nga zona reale në planetin tonë, që nga Panamaja, në Itali, nga Egjipti e deri në Japoni dhe gjithçka si një ndërthyrje mes “Indiana Jones” dhe “Tomb Rider”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button