Home / Politika / Dekretohen ambasadorët e rinj në Angli, Japoni, OKB e UNESCO

Dekretohen ambasadorët e rinj në Angli, Japoni, OKB e UNESCO

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar disa ambasadorë që do të përfaqësojnë vendin tonë. Në Japoni, Nishani ka dekretuar emërimin e Gjergj Teneqexhiut.

Po ashtu Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Qirjako Qirko, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Republikën e Irlandës, jorezident

Ndërsa ka dekretuar emërimin e zonjës Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente.

Presidenti Nishani dekretoi edhe emërimin e zonjës Besiana Kadare, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.