Bota

Obama: Nuk është zvogëluar influenca amerikane në botë

 ObamaShtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqia më e madhe e globit, nuk kontrollojnë gjithçka në botë, pasi ekzistojnë shumë konflikte që ne nuk jemi ende në gjendje t’i zgjidhim edhe pse kjo nuk nënkupton se influenca jonë është zvogëluar, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama. ”Përpjekjet diplomatike kërkojnë kohë”, theksoi presidenti amerikan duke mbrojtur politikën e jashtme të administratës së tij. ”Kemi bërë gjëra të gabuara pas 11 shtatorit 2001, kundër vlerave tona. Kemi torturuar persona, kemi kaluar limitet dhe kjo duhet të kuptohet në mënyrë që të mos ndodhë më”, shtoi presidenti amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button