Presidenciale

Nishani dekoron me urdhërin e Skëndërbeut shoqatën “Beslidhja Gorare”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar me urdhërin Kalorës i Skëndërbeut shoqatën Besëlidhja Gorare në ditën e 110-vjetorit të saj.

Në një aktivitet të organizuar në fshatin Lozhan, presidenti, teksa ka vlerësuar rolin e krahinës së Gorës lidhur me ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, ka theksuar se kjo zonë i ka dhënë jetë një historie që na vendos para përgjegjësive më të mëdha.

Teksa ka shprehur mirënjohjen për ftesën në këtë eveniment “të mos harresës së rrugës së përshkruar nga shqiptarët”, kreu i shtetit ka përcjellë pikërisht mesazhin që “të mos harrojmë kontributet dhe sakrificat e bëra në kohë por t’i mbajmë gjallë ato”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button