Rajoni

Gruevski: Konflikti i vitit 2001, nuk përsëritet!

Maqedoni

Kryeministri maqedonas flet për “provokatorë të rafinuar” që duan të prishin harmoninë ndëretnike

GruevskiNikolla Gruevski, lideri i partisë VMRO-DPMNE dhe Kryeministër i Maqedonisë, ka deklaruar dje në një fjalim që mbajti në lokalitetin Pelincë, me rastin e një feste të ashtuquajtur e “Ilindenit”, se tanimë nuk është viti 2001, dhe nuk do të lejojmë që “provokatorë të rafinuar”, siç i quajti ai, të sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. “Dua të përcjell mesazhin tek ata që sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ky nuk është 2001-shi, as që mund të jetë. Ejani bashkërisht të tregojmë se mund të jetojmë në harmoni. Ne nuk do të lejojmë që provokatorë të rafinuar, që i dimë shumë mirë se kush janë, të nxisin prishjen e marrëdhënieve ndëretnike”, deklaroi Kryeministri maqedonas. Ndryshe nga radhët e tjera, këtë radhë Gruevski nuk i kurseu kritikat as ndaj Bashkimit Europian, duke e këshilluar të mos shkelë parimet dhe vlerat për shkak të axhendave e interesave të tjera. “Nëse dikush mendon se me injorimin e këtij problemi do të krijojë zgjidhje, gënjehet rëndë. Injorimi vetëm sa e ndihmon problemin, të rritet dhe thellohet. Europa nuk duhet ta vërë interesin mbi parimet dhe vlerat, pasi ashtu vetëm i ushqen skeptikët… Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase, kemi kulturën tonë autentike maqedonase dhe nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë, apo ndaj cilitdo fqinj tonin, as që duam të dëmtojmë dikë. Duam paqe, liri, prosperitet për të gjithë qytetarët. Duam drejtësi”, përmbylli Gruevski. Gjithashtu ai i është drejtuar edhe opozitës maqedonase, duke apeluar të mos u japin alibi atyre që nuk dëshirojnë ta shohin mirë Maqedoninë. Ai tha se është i gatshëm të pranojë edhe kërkesat e LSDM-së, nëse ato janë të arsyeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button