Sporti

Serie A, Napoli rimerr vendin e dytë, bie Juve

Napoli ka fituar 2-1 në transfertën ndaj Torinos duke rimarrë vendin e dytë e cila përkohësisht ishte në duart e Romës së Lucioano Spalletit. Miqtë nuk vonuan shumë për të gjetur golin e parë, kur Higuain shënon në minutën e 12 për 1-0.
Vetëm 8 minuta më vonë, Callejon realizon golin e dytë për napoletanët duke i çuar të tijtë në pushimin mes pjesëve me epërsinë prej dy golash. Në pjesën e dytë, e gjitha çfarë mund të bënte Torino ishte një gol i realizuar nga Peres.
Ndërkohë, me të njëjtën rezultat, ka fituar Verona përballë Juventusit. Në këtë ndeshje që nuk vlente asgjë për asnjërën skuadër, e gjithë vëmendja ishte mbi sulmuesin Luca Toni i cili luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi me fanellën e Veronës.
I njëjti lojtar realizoi një gol nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Viviani dyfishoi epërsinë e vendasve. Dybala shënoi në minutën e fundi nga pika e bardhë për të rezultatin përfundimtar 2-1.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button