Sporti

Titulli në La Liga mes Barcelonës e Realit, ndalet Atletico

Atletico e Madridit doli përfundimisht nga gara për titullin në La Liga, pasi u mposht nga Levante e vendit të fundit në renditje, ndërsa Barcelona e Reali arritën të fitojnë në javën e parafundit të kampionatit.
Në derbin ndaj Espanyol, Barcelona fitoi lehtësisht me rezultatin e thellë 5-0, ku dy gola u shënuan nga Suarez, një nga Messi, Rafinha dhe një nga Neymar.
Po ashtu, edhe Reali i Madridit arriti të merrte tre pikët ndaj Valencias duke fituar 3-2 dhe mban gjallë shpresat për titull. Ronaldo shënoi dopietë, ndërsa një gol u shënua nga Benzema.
Në La Liga ka mbetur edhe java e fundit ku do të vendoset edhe kampioni i këtij sezoni.
Barcelona është në kuotën e 88 pikëve dhe ndeshjen e fundit do ta luajë në transfertë ndaj Granadas, ndërsa Reali, i cili ka vetëm një pikë se Barça, do të luajë ndaj Deportivo La Coruna-s, po ashtu në transfertë.
Ndërsa, me humbjen e kësaj të diele, Atletico ka dalë përfundimisht nga gara për titull, pasi tashmë ka 3 pikë më pak se Barcelona, por edhe nëse do të barazohej në ndeshjen e fundit, katalanasit do të shpalleshin kampion për shkak të golavarazhit më të mirë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button