Ekonomia

Durrës/ Mbërrijnë pesë tragete me 4500 udhëtarë, dy të tjerë priten pasdite

Tragete-udhetare-Durres-Foto-Gezim-Kabashi-467x350Pesë tragete me udhëtarë dhe automjete kanë mbërritur sot paradite nga Bari në portin e Durrësit, ndërkohë që pasdite priten edhe dy tragete të tjerë nga Ankona dhe Brindizi, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit.

Sipas burimeve, tragetet që kanë mbërritur nga ora 9.00-11.00 kanë sjellë në Durrës 4500 udhëtarë dhe 910 automjete, ndërsa pritet që Brenda ditës ky numër të arrijë në 6500 udhëtarë gjithsej. Shumica e udhëtarëve që shfrytëzojnë tragetet nga Bari, Brindizi, Ankona dhe Trieste janë bashkëatdhëtarë që vijnë për të kaluar pushimet pranë familjeve.

Koha e përpunimit të tyre në terminalin e trageteve është mjaft e shkurtër, falë numrit të lartë të sporteleve, 34 gjithsej-thanë burimet e policies, sipas të cilave një pjesë e udhëtarëve vijojnë udhëtimin me automjete drejt qyteteve të tjera në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Fluksi I udhëtarëve me tragete është rritur që nga mesi I muajit korrik me një ritëm prej 4000-6000 udhëtarë në ditë-përfunduan burimet e policisë së kufirit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button