Bota

Njerëzit më të admiruar në botë, në listë edhe Putin

Lideri rus, Vladimir Putin vazhdoi që të ngjitet lart në listën e njerëzve më të admiruar në botë. Ai konsiderohet si nga njerëzit më popullor në botë, duke kapërcyer kështu Papa Françeskun dhe Dalai Laman.

Ish-agjenti i KGB-së, është votuar i gjashti në listë dhe si njeriu më i admirueshëm në botë gjatë vitit 2016. Me gjithë mbështetjen e regjimit të despotik të diktatorit Bashar al-Assad, Putin, sipas sondazhit të kryer nga YouGov, i është afruar edhe njerëzve më të admirueshëm të botës. Bosi i Microsoft, Bill Gates është njeriu më i admiruar në botë, i ndjekur nga presidenti amerikan, Barack Obama. Lideri i kinës, Xi Jinping është i treti, ndërkohë që akori Jackie Chan është i katërti, transmeton Shqip.

Fizikanit Stephen Hawkin renditet i pesti në listë, i ndjekur më pas nga Putin. Në listën e grave më të admirueshme në botë, e para është aktorja Angelina Jolie, që ndiqet më pas nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II dhe Hillary Clinton. Sandra Bullock renditet e dhjeta. Vitin e kaluar Putin ishte i 10 në listë. Nobelistes së çmimit të paqes, Malala Yousafzai-s, i ka rënë popullariteti, duke zbritur nga vendi i dytë në të shtatin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button