Kronika

“U vodhën 713 milionë lekë”, prokuroria dyshime për auditin e BSH-së për vlerën e parave

Vjedhja e Thesarit 

Akuza: Nuk e marrim të mirëqenë raportin, kërkojmë prova të tjera

Raporti në prokurori – Mesditën e së premtes, një punonjës i Bankës së Shqipërisë, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dorëzuar dosjen voluminoze të auditit të kryer nga vetë ekspertët e bankës

Shifra e bankës – Auditi i bankës tregon se shuma që është vjedhur në Thesar kap shifrën prej 7.13 milionë dollarësh, shumë kjo që mendohet se është vjedhur nga Ardian Bitraj, përgjegjësi në Thesarin e Shtetit

Nga Sokol Çobo

Ardian FullaniSupervjedhja katërvjeçare në Thesarin e Shtetit në Linzë, në varësi direkte nga Banka e Shqipërisë, po hetohet prej gati dy javësh nga Prokuroria e Tiranës, të cilët kanë kryer një sërë verifikimesh, ku deri më tani janë arrestuar nëntë persona, tetë prej të cilëve punonjës të vetë BSH-së. Megjithëse është krijuar një skemë sesi merreshin paratë nga kasaforta që duhet të kishte elementet e sigurisë më të mira në Shqipëri, ende ka dyshime për sasinë e parave të vjedhura në Thesar. Deri më tani, prokuroria nuk e ka publikuar shifrën e vjedhjes, madje, në momentin e arrestimeve të fundit, akuza qendrore ka shpjeguar vetëm pozicionet e të pandehurve dhe rregullat e brendshme. Vetëm Bitraj ka pohuar se ka vjedhur nga 6 – 7.5 milionë USD, ndërsa akuza tregohet e rezervuar në dhënien e deklarimeve të tilla. Por, krejt ndryshe nga prokuroria, të “zotët e shtëpisë” kanë publikuar shifrën e saktë të kësaj vjedhjeje: është 713 milionë. Ende nuk dihet përse Këshilli Mbikëqyrës e publikoi këtë shifër, në një kohë që prokuroria nuk kishte asnjë informacion të tillë, por kërkonte me ngulm një audit të plotë. Akuza thotë se, këtë raport të këshillit, ende nuk e ka marrë të mirëqenë, por do i bashkëngjitet fashikullit hetimor, për ta krahasuar më pas me raportet e tjera të kryera nga KLSH-ja apo nga ndonjë audit që do të urdhërojë organi i akuzës.

“Lufta e ftohtë”

Hetimi i kësaj çështjeje duket se ka krijuar një “luftë të ftohtë” mes prokurorisë dhe Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit thotë se e ka zbuluar ajo këtë skandal, por, nga ana tjetër, akuza pretendon se ka qenë vetë Ardian Bitraj personi që u vetëdenoncua dhe tregoi supervjedhjen nga Thesari i Shtetit. Por, gjatë verifikimeve dyjavore, mes organit të akuzës dhe vetë bankës, ka pasur edhe disa “fërkime”, siç është edhe rasti që një nga hetuesit nuk është lejuar që të mbledhë prova në Bankën e Shqipërisë, pasi “nuk kishte certifikatë sigurie”. Banka e ka cilësuar çështjen si “sekret shtetëror”, madje këtë e bëri publike edhe gjatë një njoftimi për shtyp, ku pretendonte se kishte zbuluar vjedhjen dhe kishte kallëzuar në prokurori dy persona. Më vonë, burimet zyrtare nga akuza qendrore thanë për gazetën “Shqip”, se çështja nuk është “sekret shtetëror”, por mund të konsiderohet vetëm si “sekret hetimor”. Ndërkohë, burimet nga grupi hetimor pohojnë se ka pasur edhe diskordanca mes qëndrimeve të akuzës dhe bankës. Prokuroria kërkoi në fillim që çështja të mos bëhej publike menjëherë, por të hetoheshin dhe të nxirreshin përgjegjësitë ligjore për gjithsecilin. Por, banka e publikoi këtë çështje. Një tjetër “përplasje” ka qenë edhe për zbulimin e vjedhjes, ku akuza pretendon se Ardian Bitraj nuk është zbuluar nga asnjë audit. Ai është vetëdenoncuar dhe sipas informacioneve, ka kërkuar siguri të jetës për të treguar emrat e tjerë të përfshirë.

Vjedhja ndër vite

Deri më tani, vetë Bitraj ka pohuar se ka kryer vjedhje përgjatë katër viteve. Por, disponueshmëria e këtij personi, që ka hequr nga përgjegjësia kolegët e tij të arrestuar, për të treguar të gjithë skemën në rast se fiton statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka sjellë dyshime te hetuesit për sa i përket kohës së vjedhjes. Akuza thotë se do të hetojë vjedhjen e shtrirë në kohë, por pa i përcaktuar vitet e hetimeve. “Ende nuk kemi një tablo të të gjithë vjedhjes në Thesarin e Shtetit. Kemi marrë shumë prova që po i analizojmë, por vetëm një audit i pavarur nga Banka do të mund të përcaktonte saktësisht sasinë e parave të vjedhura apo edhe përgjegjësit”, pohojnë burimet nga akuza qendrore. Por, prokuroria nuk jep shpjegime nëse ka pranuar apo jo kushtet e vetë Bitrajt, të cilat mund të ndryshojnë edhe rrjedhën e hetimeve.

Paratë e vjedhura

Për sasinë e saktë të parave të vjedhura në Thesar ka pasur vetëm disa indicie, që po analizohen nga grupi hetimor. I pari ka qenë vetë Ardian Bitraj, duke treguar se ka marrë nga 6 – 7.5 milionë lekë, personalisht. Pra, deri më tani akuza thotë se ka pranuar vetëm dëshminë e këtij personi që pretendon këtë shifër. Më pas, në një deklaratë për shtyp, Këshilli Mbikëqyrës tha mbrëmjen e 29 korrikut se shuma e saktë e vjedhjes ishte 713 milionë lekë. Pra, shifra korrespondon me deklaratën e vetë Bitrajt, që nuk ishte shumë i sigurt sesa kishte vjedhur, pasi nuk kishte mbajtur ndonjë shënim aq sa pretendon se të gjithë këtë shumë e ka lënë në kumar. Por, edhe kjo deklaratë meriton të verifikohet, pasi së fundmi janë gjetur edhe prova të tjera që mund edhe ta rrëzojnë këtë alibi. Duke u kthyer te sasia, BSH-ja thotë se “pasi analizoi me përgjegjshmëri dhe në interes të transparencës dhe informimit të publikut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludon se ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjitha vlerave monetare (kartëmonedha) që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar”. Madje, pretendonte se grupet e punës të ngritur enkas për këtë qëllim kanë arritur në konkluzionin se të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje kesh janë hartuar në përputhje të plotë me bazën ligjore që rregullon veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë”. Më tej sqaronte se vjedhja që ka ndodhur si pasojë e mospërmbushjes me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare. Më tej sqaronte se përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional, ku kryhen veprimet e përditshme me keshin.

Raporti

Burimet nga Prokuroria e Tiranës thanë se një raport i detajuar i Bankës së Shqipërisë ka mbërritur te grupi hetimor vetëm në datën 1 gusht. Në këtë raport ishte detajuar edhe shifra apo të dhënat e tjera për mënyrën e vjedhjes. Më pas, akuza veproi duke ndaluar disa persona, por ende nuk saktëson nëse shifra është e vërtetë. Të pyetur nga gazeta “Shqip” për këtë audit, grupi hetimor shprehet se “ende nuk e kemi marrë të mirëqenë”. Më tej sqarojnë se “auditi është kryer në mënyrë të njëanshme, pra nga vetë Banka e Shqipërisë, e cila kishte detyrë që të mbronte paratë”. Burimet shtojnë se do të kërkojnë edhe prova të tjera, ndërsa priten të tjera

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button