Home / Politika / Përplasje Basha-Topalli në mbledhje, deputetja kundër ambasadorit Lu

Përplasje Basha-Topalli në mbledhje, deputetja kundër ambasadorit Lu

Është shoqëruar me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD-së ditën e sotme, teksa deputetja Jozefina Topalli është shprehur kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve Vlahutin dhe Lu në këtë mbledhje.

Pjesëmarrja e tij lidhet drejtpërdrejt me miratimin e reformës në drejtësi, mirëpo Topalli është kundër pjesëmarrjes së ambasadorit Lu në këtë mbledhje, raporton Panorama.

Ky i fundit ka folur me tone të ashpra disa ditë më parë, kur tha se “do të digjej ai udhëheqës politik që bllokonte reformën në drejtësi”.

Ndërkohë, mbledhja e sotme kishte temë reformën zgjedhore, por debati ka devijuar. “Është rast unik në botë që një ambasador të thërrasë në mbledhje një grup parlamentar”, mësohet të ketë thënë Topalli.

Më pas Basha i është përgjigjur duke thënë: “SHBA ka qenë mbështetëse kryesore dhe s’kemi pse të kompleksohemi.

Paradigmat që vijnë për të marrë diçka që s’e marrin dot nga kryetari është gabim. Ambasada e SHBA-ve na ka ndihmuar për Komisionin e Venecias, për Byronë që Rama e donte nën sqetull. U kemi qëndruar dhe do t’u qëndrojmë fort parimeve”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: