Ekonomia

Kursim-krediti pa taksa, përjashtohen shoqatat që mbështesin biznesin

Shoqëritë e kursim-kreditit dhe anëtaret e tyre do të përajshtohen nga tatimi mbi fitimin. Ligji i ri për këtë lloj aktiviteti u miratua nga komisioni i ekonomisë me konsesus.

Ndër të tjera sanksionohet se shoqëritë e kursim-kreditit duhet të kenë të paktën 50 anëtarë nga 7 që është aktualisht. Pas rritjes së mbikqyrjes nga Banka e Shqipërisë këto shoqëri mund të kryejnë edhe veprimtari që lidhen me transfertat apo kursin e këmbimit.

“Në ndryshim nga ligji aktual projektligji lë hapësirë për zhvillimin e veprimtarive të tjera financiare, si për shembull vepritmaria e shërbimit të pagesave dhe transfertave, apo shërbimi i këmbimit valutor”, tha Ervin Bushati, deputet i PS-së.

Në Shqipëri ka disa shoqëri kursim krediti me rreth 40 mijë anëtarë, që si qëllim kanë kreditimin sidomos të zonave rurale për subjektet që nuk kanë akses në sistemin bankar. Ato janë bashkime vullnetare anëtarësh që kontribuojnë në një fond, që administrohet nga bordet ekzekutive. Këto shoqëri janë futur edhe në skemën e sigurimit të depozitave, ndërkohë që ligji i ri përcakton qartë procesin e likuidimit në rast falimentimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button