Home / Kronika / Kronika e zeze / Pogradec, përplaset për vdekje nga kamioni 50-vjeçari me biçikletë

Pogradec, përplaset për vdekje nga kamioni 50-vjeçari me biçikletë

aksiNjë aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur sot në mëngjes në Pogradec, ku një kamion ka përplasur një kalimtar që ecte me biçikletë.

Viktima, Muharrem Ylli, 50 vjeç, është dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko- ligjore. Kamioni drejtohej nga shtetasi Pelivan Gjonaj me targa VL2460C.

Sipas dëshmitarëve, ky i fundit po ecte me shpejtësi në momentin që ka përplasur 50-vjeçarin. Madje në rrugën ku ka ndodhur aksidenti, tabelat sinjalizuese tregonin se ndalohej kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Policia ka vënë në pranga autorin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published.