Bota

Brazil:Anulohet vendimi për shkarkimin e presidentes Rousseff

Presidenti në detyrë i Kongresit të deputetëve brazilianë, Waldir Maranhao anuloi sot, për habinë e të gjithëve, votimin e deputetëve, të cilët më 17 prill miratuan procedurën për shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff, njoftoi një burim zyrtar.

Ky vendim i Waldir Maranhaos krijon një konfuzion total pasi senatorët ishin thirrur që të votonin këtë javë hapjen zyrtare të procesit të shkarkimit të Rousseffit për fshehje të borxhit publik.

Më 17 prill, deputetët brazilianë i hapën rrugën shkarkimit të presidentes së majtë, Dilma Rousseff nëpërmjet Senatit me një maxhorancë të gjerë, gjatë një votimi historik.

E akuzuar për shpërdorim të parave publike në vitin 2014, viti i rizgjedhjes së saj, dhe në vitin 2015 për fshehjen e madhësisë së krizës ekonomike, Rousseff mohon të ketë bërë ndonjë krim dhe dënon një tentativë për grusht shteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button