Bota

Londër – Khan: Nëse Trump fiton nuk mund të shkoj në SHBA

Nëse kandidati republikan Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale, për respekt të besimit tim nuk mund të shkoj në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Londrës, Sadiq Khan.

Khan, 45 vjeç, kryetari i parë mysliman i bashkisë së Londrës, ndërhyn kështu menjëherë në debatin e hapur që është në qendër të fushatës elektorale presidenciale amerikane, të provokuar nga Trump, i cili deklaron se është i vendosur të ndalojë hyrjen e myslimanëve në SHBA nëse zgjidhet president i vendit.

“Dua të shkoj në SHBA për t’u takuar me kryetarët e bashkive atje. Nëse Donald Trump zgjidhet president, për respekt të besimit tim më ndalohet të shkoj”, deklaroi Khan për ”Time”.

Qytetari i parë i Londrës shtoi se vënia kundër njëri-tjetrit e komuniteteve nuk çon në një bashkëjetesë të suksesshme dhe miqësore. ”Kam besim se politika e Trumpit nuk do të fitojë në Amerikë”, thekson ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button