Politika

Berisha jep kushtrimin: Nuk ka zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, më shumë se sa reforma në drejtësi, shqetësim kryesor kanë qenë zgjedhjet e ardhshme.

Duket se PD po përgatitet për një aksion të ri dhe nuk është çudi që të bojkotojë zgjedhjet.

Kjo u paralajmërua nga Sali Berisha.

Ai tha se “nuk ka zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën”.

Gjë që për momentin është e pamundur të ndodhë, pasi PD nuk ka as votat dhe as mbështetje për të kërkuar largimin e Ramës.

Siç ka thënë Berisha, për momentin PD ka vetëm armët.

Pas kushtrimit të Berishës, edhe Basha, si ditën e djeshme, ashtu edhe sot, ka kërkuar rrëzimin e Ramës.

Ky kusht i ri vjen në një kohë kur sondazhet tregojnë se PD është shumë keq dhe në zgjedhjet e ardhshme mund të dalë shumë më keq se në zgjedhjet e 2013-s.

Jo më kot Astrit Patozi paralajmëroi dje, se PD mund të asgjesohet në zgjedhjet e ardhshme.

Related Articles

Nje koment

  1. sali berisha, nuke ka qetesi populli shqiptare, [pa u arestuar e denuar ti moster me burgim te perjetshem, presim sa me pare tete mare llalla ne hetim, ore ste mer, se e ke vene ne ate detrye te mara te tjeret jo ty kriminel. Vetem nje antishqiptare dhe kriminel, kerkon gjakderdhje si ju more maskara. Ke kohe qe ha m…, per rrevolucjon, popullore, kundershtim qytear, paisje me arme gjithe shqiptaret si ne 97

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button