Kosova

Prishtina ende pa drejtor të Arsimit

prishtina-ende-pa-drejtor-t-euml-arsimit_hdDrejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ende është pa drejtor. Zyrtarë të sindikatave të arsimit bëjnë thirrje për zgjidhjen sa më të shpejtë. Ndërkaq organizata që monitoron punën e komunës së Prishtinës, thotë se vonesat në këtë drejtim shkaktojnë probleme të mëdha. E komuna heshtë në raport me këtë çështje.

U bënë një muaj, që kur drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka mbetur pa drejtor. Të kontaktuar nga Radio Kosova, zyrtarë të komunës nuk kanë dashur të prononcohen se kur dhe kush do ta zëvendësojnë ish-drejtorin e Arsimit, Jusuf Thaçi.

Mungesa e njeriut të parë në këtë drejtori komunale, mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit të ri shkollor, meqë obligimet dhe detyrat janë të mëdha.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë për Radio Kosovën, se kjo çështje nuk ndikon pozitivisht në arsim.

“Është një detyre konkrete që bashkë me SBASHK-un të angazhohen dhe ta vënë në jetë shkresën që kanë marrë dhe mos të na mbesin tepricë teknologjike. Dhe po ashtu duhet të bëjnë planifikimin e buxhetit për vitin shkollor në mënyrë që në janar të kemi implementimin e plotë. Nëse këto nuk ndodhin, atëherë do të kemi telashe në shtator dhe janar”, tha ai.

Edhe zyrtarë të INPO-s, organizatë që monitoron punën komunale, thonë se mungesa e drejtorëve në drejtoritë komunalë po shkakton vështirësi në funksionalizimin e tyre.

Përveç drejtorisë së arsimit në komunë nuk është vendosur ende për pozitën e nënkryetarit, drejtorit të Zhvillimit Ekonomik dhe zëdhënësit të komunës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button