Home / Kronika / Lëvizje në Polici, Çako transferon tre krerë Komisariatesh

Lëvizje në Polici, Çako transferon tre krerë Komisariatesh

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur sot lëvizjen e disa prej krerëve të Komisariateve të Policive në vend.

Kështu, sipas burimeve, kreu i Komisariatit nr. 3 në Tiranë emërohet në krye të Komisariatit nr. 1, ndërsa Agim Hoxha shkon nga Komisariati nr. 1 në Komisariatin e Shijakut.

Vendin e vakant të Komisariatit nr. 3 e zë Ervin Hasrama i Komisariatit të Durrësit. Arsyeja sipas Policisë janë rritja e performancës në këto komisariate.

Leave a Reply

Your email address will not be published.