Home / roze / Dhe ja ku ndodhi sërish…

Dhe ja ku ndodhi sërish…

Premierë e re, skenë e vjetër. Jennifer Lawrence tregoi edhe njëherë që ka një marrëdhënie të ndërlikuar me tapetin e kuq.

Aktorja ishte në promovimin e filmit X-Men Apocalipse në Londër, ku sërish humbi ekuilibrin përballë aparateve fotografikë dhe dhjetra të pranishmëve në event.

Fatmirësisht për 25-vjeçaren, këtë herë nga humbja e ekuilibrit nuk u plas në shesh…si tre herët e para.

“Saga” e rrëzimeve të Lawrence në tapetin e kuq mori udhë në vitin 2013, kur aktorja ra teksa po ngjiste shkallët për të tërhequr çmimin Oscar si aktorja më e mirë. Një vit më vonë, në 2014, do të përsëritej e njëjta skenë dhe atëherë do të ringrihej nga i dashuri i asaj kohe, Nicholas Hoult.

Në 2015, në premierën e The Hunger Games Mockingjay Part 2 në Madrid, Jennifer bëhet sërish protagoniste, ku pasi shkel fustanin e vet të zi, përplaset në shesh në hyrjen e kinemasë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: