Arte

Sonte fillon Eurovisioni, ja cilat janë shtetet favorite për këtë vit

Festivali evropian i këngës “Eurovision” sonte do të nis rrugëtimin e tij treditor për edicionin e 60-të.

Miliona shikues pritet të mblidhen në mbrëmjet e 10, 12 dhe 14 majit për të ndjekur një nga shfaqjet televizive më të ndjekura në botë.

Edicioni i 61-të këtë vit përveç ndryshimit në mënyrën e votimit, për herë të dytë do të jetë në garë edhe Australia, ndërsa festivali për herë të parë do të transmeton edhe në SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e re, Magazina.

Nata e parë gjysmëfinale do të nis sonte, Shqipëria do të paraqitet natën e dytë më 14 maj me këngën “Fairytale” të kënduar nga Eneda Tarifa.

Sipas bastoreve dhe sondazheve, këngët për të rrëmbyer trofeun e edicionit të 61-të janë : Franca, Rusia, Kroacia , Ukraina, Australia dhe Malta.

Festivali evropian do të transmetohet direkt në Radiotelevizionin shqiptar (TVSH) Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) nga ora 21:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button