Home / Kronika / Vjedhja e thesarit, hetim pasurisë së Fullanit dhe zyrtarëve të BSH. Qytetarët në protestë: Jep dorëheqjen

Vjedhja e thesarit, hetim pasurisë së Fullanit dhe zyrtarëve të BSH. Qytetarët në protestë: Jep dorëheqjen

protesta11-320x159Super-skandali i vjedhjes së thesarit nga Banka e Shqipërisë, duket se është kthyer në një çështje kombëtare në vend. Ndërkohë që shoqëria civile dhe qytetarë të thjeshtë, kanë kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Fullani, si përgjegjësi kryesor i kësaj grabitjeje, nga ana tjetër, do të nisë menjëherë hetimi administrativ i pasurisë së tij dhe zinxhirit komandues të BSH-së.

ILDKP-ja (Inspektoriati i Lartës i Deklarimit Kombëtar të Pasurive), ka nisur hetimin administrativ ndaj të gjithë zyrtarëve të bankës. Hetimi do të prekë guvernatorin Fullani, zv.guvernatorët dhe Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.

Sipas ILDKP-së, është urdhëruar nisja e hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003. Hetimi do të shtrihet për të gjithë drejtuesit e tjerë të BSH-së pa përjashtim.

ILDKP-ja ka kërkuar kryerjen e një hetimi brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme. Mbledhja e të dhënave do shtrihet edhe te familjarët, bashkëshortet, fëmijët dhe të afërmit e tyre. Rezultatet e hetimit administrativ, do t’i referohen Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Qytetarët para BSH-së: Fullani, jep dorëheqjen

Super-grabitja e thesarit në Bankën e Shqipërisë, ku deri tani janë arrestuar 9 persona, punonjës së bankës si të përfshirë në këtë vjedhje, ka mbledhur sot përfaqësues të shoqërisë civile, duke kërkuar dorëheqjen e guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani.

Të mbledhur para mjediseve të këtij institucioni në sheshin “Avni Rustemi”, protestuesit kërkuan largimin e Fullanit për keqadministrim të bankës dhe se sipas tyre është i zhytur në korrupsion.

Sipas tyre, jeta prej luksi e Fullanit dhe e familjes së tij, nuk mund të justifikohet. Ata, përmes thirrjeve qytetare, theksuan se do të vazhdojnë të protestojnë deri në dorëheqjen e Fullanit dhe i bënë thirrje deputetëve në Kuvend të mblidhen dhe ta shkarkojnë, pasi ka vjedhur paratë e shqiptarëve.

Protestuesit thanë se protesta nuk është politike, por e qytetarëve dhe me megafon i kërkuan guvernatorit dhe institucioneve shtetërore të reagojnë.

“Nëse një punëtor ka vjedhur 7 milionë euro, po ky si guvernator sa milionë euro ka vjedhur, kur djali i tij ka fshirë djersën me 500 euro”, – tha një nga organizatorët e protestës. Protesta e sotme u organizua nga shoqëria civile dhe të rinjtë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: