Rajoni

Harduvelis: Erdhi momenti edhe për një plan grek zhvillimi ekonomik

aaa371Ekonomia greke i ka të gjitha garancitë për ta lënë pas të kaluarën, pasi gjashtëvjeçari i recesionit, i papunësisë, i të ardhurave të reduktuara, i dhimbjes dhe i zemërimit, gradualisht po largohet, deklaroi sot në një artikull për gazetën greke ”Kathimerini”, ministri grek i Financave, Gjikas Harduvelis. ”Sfida që po përballemi është që të perceptojmë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara e afërt, të kuptojmë se e ardhmja nuk është vazhdimi linear i të kaluarës së afërt”, theksoi ai. ”Dhe të veprojmë mbi bazën e këtij perceptimi. Greqia po transformohet drejt më të mirës”, shtoi Harduvelis. ”Greqia gradualisht po ecën drejt fundit të programit të përshtatjes. Tashmë erdhi momenti për një plan grek zhvillimi, ndaj të cilit do të angazhohemi, jo sepse përbën kusht për marrjen e kredive, por sepse besojmë tek ai si kusht i nevojshëm për prosperitetin e vendit dhe normalitetin makroekonomik brenda mjedisit pretencioz të euros”, përfundon në një artikull për gazetën greke ”Kathimerini”, ministri grek i Financave, Gjikas Harduvelis.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button