Kronika

Ministrja Kodheli vizitë zyrtare në Gjermani

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli është nisur sot për një vizitë dyditore në Gjermani me ftesë të homologes së saj znj. Ursula von der Leyen. Në takimin me ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë znj. von der Leyen, pritet të diskutohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh sidomos në fushën e mbrojtjes.

Çështjet e sigurisë, situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, pa harruar edhe Kosovën, do të jenë disa nga pikat kryesore të takimit të ministres Kodheli dhe homologes së saj gjermane znj. Ursula von der Leyen. Në ditën e parë të vizitës së saj, ministrja Kodheli është e ftuar për të mbajtur një leksion në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hamburg. Ministrja Kodheli do të ketë një takim edhe me komandantin e kësaj akademie, gjeneralmajor Achim Lidsba.

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, ministrja Kodheli do të ketë takime me këshilltarin ushtarak në qeverinë federale gjermane gjeneral brigade Andreas Delp, kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestagun gjerman, z. Wolfgang Hellmich dhe komisionerin ushtarak të Bundestagut z. Hans-Peter Bartels.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button