Home / Ekonomia / Ulen interesat e kredive në Lekë

Ulen interesat e kredive në Lekë

0301-KEMBIMI-VALUTOR-526x350Interesi mesatar i kredive të reja në lekë gjatë muajin qershor të këtij viti ka rënë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për të gjitha afatet e maturimit interesat i mesatar i ponderuar për kreditë ne lekë zbriti ne 9.05%, nga 9.41% që ishte nje muaj me pare.

Ndërsa diferenca me e thellë, evidentohet midis qershor 2014 – qershor 2013, ku interesi mesatar zbriti me 1.3 pikë përqindjeje, nga 9.5% në 8.2% në qershor.

Ekspertet e fushes shprehen se, kjo tregon se politika monetare lehtësuese e Bankes Qendrore po jep efekt edhe në kreditim, për t’i dhënë kreditimit një rritje sasiore. Megjithëse kreditë me probleme dhe rreziqet e tregut janë rritur.

Megjithatë qershori dha sinjale pozitive, shprehen ata, duke evidentuar se trendi pozitiv qe shenohet per kreditimin eshte treguese për ekonominë, që u rrit për të dytin muaj radhazi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: