Qeveritare

MAS propozon pezullimin e aktivitetit dhe heqje liçence për disa universitete

Gjate-prezantimit-te-raportit-per-akreditimin-e-universiteteve-Foto-Florian-Abazaj-5-525x350Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot raportin e verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend ku ka propozuar jo vetëm pezullimin e aktivitetit por edhe heqje të liçencave për disa prej tyre.

Në konferencën e organizuar në sallën “Iliria” të godinës së Kinoklubit në Qytetin Studenti në Tiranë, ku merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se “treguesit e gjëndjes së arsimit në Shqipëri ishte e tillë që ne nuk duhet të përsërisnim modelin e mëparshëm”.

“Këto dokumenta që mbaj në duar dhe raport është simbol i një pune të madhe dhe ndryshimi që ndodh për herë të parë në vend. E përsëris, kemi verifikuar vetëm kriteret e ligjshmërisë, ende nuk kemi filluar me verifikimin e cilësisë që ofrojnë këto”, deklaroi Nikolla.Gjate prezantimit te raportit per akreditimin e universiteteve Foto Florian Abazaj (4)

Në raportin e ligjshmërisë sqarohen edhe arsyet e reduktimit të kuotave sikurse edhe heqja e disa programeve të studimit apo edhe pezullimi i pranimeve në ciklin e parë të studimeve”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button