PolitikaPresidenciale

Nishani: Forcim të bashkëpunimit ekonomik me Kroacinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, përshëndetën hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik Kroaci-Shqipëri, që po zhvillohet në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore që Kreu i shtetit po zhvillon në Zagreb.

Forumi u organizua nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të te dy vendeve, me pjesëmarrjen e një numri të madh sipërmarrësish nga Shqipëria dhe Kroacia.

Nishani në fjalën e tij u shpreh se në të gjitha takimet me autoritetet e larta kroate, një vëmendje të veçantë iu kushtua mundësisë së eksplorimit të të gjitha hapësirave dhe mundësive për forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve.

Kreu i shtetit shqiptar i njohu të pranishmit me vullnetin e palës shqiptare për t’i ngritur marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të qëndrueshme në nivel të partneritetit preferencial, duke theksuar se përmes këtij partneriteti së bashku mund t’i nxisim edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mund t’i koordinojmë e sinkronizojmë më mirë formatet e strategjive të përbashkëta, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

asi2Kreu i Shtetit përshëndeti gjithashtu nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy dhomave të ekonomisë dhe tregtisë, duke theksuar se ky moment shënon hapjen e një kapitulli të ri dhe përmbushjen e një prej angazhimeve të marra një vit më parë në Tiranë, gjatë Sesionit të Katërt të Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kroaci dhe Forumit të Dhomave të Biznesit.

Nishani i garantoi sipërmarrësit e të dy vendeve për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare për përmbushjen edhe të angazhimeve të tjera, me synim arritjen e rezultateve konkrete në përmirësimin e bilancit ekonomik e tregtar, në përputhje me nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit e marrëdhënieve politike.

Presidenti i Republikës përshëndeti gjithashtu bashkëpunimin në kuadrin e Korridorit Adriatiko-Jonian, Gazsjellësve TAP dhe IAP, si dhe në kuadrin e Strategjisë së re të BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit EUSAIR, duke i konsideruar këto projekte si mundësi të shkëlqyera për biznesin e të dy vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button