Familja

Çfarë do të thotë të bëhesh për herë të parë baba

papaKalimi nga çift në prindër me fëmijë është pothuajse gjithmonë një gjë traumatike, ndërsa grindjet në këtë fazë janë të shpeshta dhe partnerët rrallë kuptohen. Ja atëherë se si figura e babait mund të bëhet vendimtare për t’u kthyer në harmonike

Psikologji 

Shumë meshkuj, momentin e lindjes së fëmijës së tyre e presin me mjaft ankth. Ata fillojnë të manifestojnë instinktin e tyre prindëror gjatë nëntë muajve dhe sapo i vogli lind, mezi presin fundin e ditës së punës për t’u kthyer në shtëpi dhe të kujdesen për fëmijën e tyre. Shumë burra e ndihmojnë gruan me punët e shtëpisë, ndërsa e mbajnë fëmijën e tyre në mënyrë të mrekullueshme, ashtu siç do të bënte një nënë. Këta baballarë janë krenarë për të marrë pjesë njëqind për qind në ushqyerjen e fëmijës, sidomos nëse mamaja nuk e ushqen me gji. Ia japin me kënaqësi biberonin, e tundin dhe e përgatitin me shumë dashuri për të fjetur natën. Pra, edhe pse një mama e re mund të ketë fatin të ketë një burrë të ngjashëm përkrah saj, diskutimet për “asetin” e ri në familje verifikohen pashmangshmërisht. Mamaja ka tendencë të pavetëdijshme që të krijojë një histori dashurie ekskluzive me fëmijën e saj. Mendon dhe kujdeset vetëm për të, ndërsa është në dispozicion për çdo gjë të vogël për të sapolindurin. Ajo i rezervon të gjitha energjitë e saj në kujdesin për fëmijën, siç bënte në të kaluarën për të fejuarin apo burrin e saj. Mamaja e re manifeston shpërqendrim sidomos nëse fëmija e lodh gjatë natës, për pasojë do të jetë më nervoze dhe pak e disponueshme për të menduar edhe për bashkëshortin. Ndërkohë, babai duhet të tregohet i duruar për disa muaj. Fëmija do të fillojë të mësohet me ambientin, do të kuptojë se cilat janë ritmet e familjes dhe mamaja për pasojë do të ketë edhe më shumë kohë për t’u “rikarikuar” me energji dhe të kujtojë se ka një partner, i cili ndihet i anashkaluar. Durimi duhet të jetë i madh edhe kur partnerja ka tendencë të “nxjerrë” te babai të gjithë lodhjen e saj në momentin kur ai kthehet në shtëpi pas një dite pune. Zakonisht ky moment ndodh kur fëmija është i nervozuar (ora 17:00-22:00) dhe shpesh në këtë periudhë tensioni i familjes është tepër i dukshëm. Babai mund të akuzohet se nuk ndihmon në shtëpi, se nuk është i pranishëm dhe se nuk i intereson fëmija. Por shpesh e vërteta nuk është kështu, sepse “mali” i punëve dhe lodhja mëmësore e detyrojnë gruan t’i kërkojë ndihmë të shoqit, duke përdorur fjalë edhe të pamenduara për momentin. Disa prindër nuk arrijnë ta pranojnë rolin e tyre dhe sillen sikur i vogli të mos kishte lindur fare. Ndoshta ata nuk i pranojnë përgjegjësitë e reja dhe ndihen të zhytur plotësisht nga kërkesat e shumta të partneres së tij. Në të gjitha rastet, gjëja më e mirë që duhet bërë është komunikimi. Gjeni një moment për të folur dhe për të sqaruar pikëvështrimet tuaja. Arsyeja nuk i përket ekskluzivisht një personi të vetëm. Sqarimi i pikëvështrimeve për të gjetur një zgjidhje pozitive është sinonim i pjekurisë. Prania e një fëmije krejtësisht të varur nga prindërit e tyre sjell një ndryshim të fortë në bilancin e familjes, e cila ka nevojë të menaxhohet. Menaxhimi i stresit është thelbësor për këtë revolucion të familjes. Bisedat, sqarimet, kërkimi i zgjedhjeve të mundshme, të cilat shpesh i lejojnë baballarët për të ndihmuar më shumë mamatë dhe këto të fundit për të dëgjuar nevojat e burrave të tyre, është e mjaftueshme për të filluar këtë rrugë të re së bashku me paqen e mendjes. Qetësia familjare është esenciale për të ndihmuar dhe rritur një fëmijë të qetë dhe të sigurt në vete. Por rritja nuk është një drejtë e posaçme vetëm për fëmijët, sepse edhe prindërit do të mësojnë të rriten dhe të maturohen së bashku.

Studime të ndryshme kanë treguar se fëmijët e rritur pa dashuri janë të prirur të përjetojnë probleme të ndryshme emocionale në të ardhmen, edhe nëse kanë pasur një përkujdesje të plotë. Madje, në disa raste, është parë se fëmijët e mbetur pa dashuri kanë shfaqur vonesë dhe në zhvillimin fizik e mendor. Gjatë vitit të parë duhet të plotësohen nevojat themelore të fëmijës, si gjumi, ushqyerja dhe pastrimi. Plotësimi i këtyre nevojave në kohën dhe mënyrën e duhur krijon bazën e sigurisë ndaj botës jashtë. Me anë të kësaj rruge, ai mëson të komunikojë me botën e jashtme, të ndihet i sigurt dhe të krijojë një lidhje të fortë me personin që përkujdeset për të.

Këshillat

Baballarët e rinj lihen disi pas dore kur vjen çështja te periudha pas lindjes dhe të porsalindurit. Më poshtë mund të gjeni disa këshilla fillestare: kujtoni se bebet nuk thyhen. Mos kini frikë të mbani fëmijën tuaj!

Kërkojini disa këshilla një personi të afërt në lidhje me mbajtjen e fëmijës.

Nëse po ndiheni të lënë pas dore flisni me partneren tuaj për këtë.

Mamatë e reja zakonisht kanë luhatje të humorit, të cilat nuk janë të parashikueshme. Bëhuni mbështetës dhe ofroni ndihmën tuaj. Mësoni mbi shenjat e depresionit postpartum dhe kërkoni ndihmë në rast se situata po ju del jashtë kontrollit.

Ndihmojeni partneren tuaj gjatë ushqimit me qumësht gjiri. Tregojini se jeni krenar për të dhe mundohuni ta mbroni nga komentet e të tjerëve, të cilat ndonëse nuk janë me të keq, shpesh kanë efekt negativ. Bëni një kurs parapërgatitor para lindjes. Ndihmojeni me fëmijën tjetër (nëse e keni një të tillë) ose me punët e shtëpisë.

Kujtojini partneres suaj të fokusohet vetëm tek i porsalinduri dhe te përkujdesja ndaj vetes.

Edhe baballarët e rinj mund të përjetojnë depresionin postpartum. Shumë gjëra në jetën tuaj kanë ndryshuar, mos hezitoni të kërkoni ndihmë në rast se keni nevojë.

Kujtoni se e vetmja gjë që ju nuk mund të bëni është të ushqeni beben me gji! Çdo gjë tjetër, si ndryshimi i pelenave, ushqimi, loja me beben, qetësimi i bebes kur qan etj., janë gjëra që mund të bëhen nga ju.

Nëse ju duhet ndihmë, mos hezitoni ta kërkoni. Mund të kontaktoni doktorin tuaj, maminë, një dado.

Partnerja juaj do të ketë nevojë për më shumë gjumë për të rikuperuar forcat pas lindjes, mundohuni të zgjoheni natën për beben dhe t’ia çoni atë te krevati nëse do të jetë nevoja.

Nëse do të jeni në punë të nesërmen, mundohuni ta surprizoni partneren tuaj duke i sjellë disa ushqime të freskëta ose lule! Kujtoni se të shtohesh me një fëmijë do të thotë të trazosh disi jetën edhe nëse ky nuk është fëmija juaj i parë!

Të mësosh të jetosh me një të porsalindur tjetër kërkon kohë, ndaj jepini kohë vetes suaj që të përshtateni me këtë situatë të re dhe mos e përjetoni si një emergjencë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button