MaqedoniaRajoni

I dërguari special gjerman Johannes Hajndëll të enjten në Shkup

Ambasadori Johannes Hajndëll do të mbërrijë të enjten në një vizitë dyditore në Maqedoni, në cilësi të të dërguarit të Posaçëm të ministrit të Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier.

Ambasada gjermane në Shkup ka konfirmuar se diplomati gjerman që aktualisht ushtron detyrën e ambasadorit të Gjermanisë në Austri, gjatë qëndrimit në Shkup do të takojë katër lidërët politik nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinës, Shefin e delegacionit të BE-së në Shkup, si dhe korin diplomatik të akredituar në Maqedoni.

Konfirmimi është bërë edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki.

Ai para studentëve të akademisë Diplomatike Vjeneze në Ministrinë e Jashtme tha se kemi të bëjmë me një sinjal pozitiv nga vet fakti se Gjermania po shfaq interes se dëshiron të përfshihet në mënyrë direkte në proceset të cilat po ndodhin në rajon dhe në veçanti në Maqedoni.

Sipas Poposkit, Gjermania mund të ndihmojë në të paktën dy çështje. E para, për forcimin e kredibilitetit të premtimeve se Maqedonia ka një të ardhme në BE, dhe e dyta se interesi i Gjermanisë për të qenë e përfshirë, dërgon sinjal se nuk jemi lënë të vetëm që për një kohë të gjatë të ndjehemi të pasigurt rreth mundësive që ti afrohemi BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button