ParlamentarePolitika

Blushi: Rama, kryeministri më i paaftë

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi edhe sot vazhdoi të akuzojë qeverinë për paaftësi. Ai e cilësoi kryeministrin Rama si një persona të paafte, që konkurrent ka përballë një tjetër të paaftë.  Gjithashtu ai foli edhe për drejtorin e Transportit të Sarandës, Klemend Balili, i cili edhe pse po hetohej, vazhdonte të qëndronte në punë.

“Qeveria e Ramës mban në punë një person të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe se deri dje ishte në marrëdhënie pune në një pozicion kyç që e ndihmonte të vazhdon aktivitetin ilegal. Edi Rama është kryeministri më i çuditshëm dhe së është i paaftë për të qeverisur. Prej tre vjetësh e ka administruar shumë keq qeverisjen e këtij vendi.

Kryetari i Rilindjes, në tre vjet po lyen me bojë gërmadhat e Sali Berishës, por ajo mbetet sërish gërmadhë. Kjo është puna e Ramës në këto tre  vjet. Ata konkurrojnë të dy me njëri-tjetrin, konkurron e djeshmja me të sotme, paaftësia e djeshme me paaftësinë e sotme. Bilanci i sotëm i Shqipërisë, është papunësi, braktisje e vendit. Po na bëjnë qesharak se drejtohemi nga dy të paaftët”, tha Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button